Kapen 460 kilogramë cigare të kontrabanduara

06 qershor 2019 | 17:30

Ekipet e Doganës kanë ndërmarr një operacion të kontrollit në kuadër të parandalimit të kontrabandës.

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar është zbuluar një sasi e konsiderueshme cigareve pa banderola.

“Pas hetimeve intensive njësitet e Doganës menjëherë kane shkuar në një lokacion privat ky dyshohen për vendin e ngarkesës së këtyre cigareve ku edhe është zbuluar një sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderola. Lidhur me ketë rast ka vazhduar kontrolli edhe në një lokacion tjetër, ku gjatë kontrollit janë gjetur shitje të padeklaruara të cigareve të cilat i janë referuar ATK-së për procedim të mëtejmë”.

“Rasti është proceduar penalisht për cigaret pa banderola derisa sasia prej 460 kilogramë dhe dy automjete që janë shfrytëzuar për transport të mallit janë konfiskuar. Derisa i dyshimti është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka deklaruar sot se…