
Kapen 97 kilogramë drogë në autobusin Sarandë-Athinë, arrestohet shoferi shqiptar
30 prill 2019
| 20:08
Një sasi prej 97 kilogramë kanabis është sekuestruar në linjën e autobusit Sarandë-Athinë.
Policia greke ka arrestuar shoferin 34-vjeçar shqiptar.
Autobusi ku gjendej sasia e lëndës narkotike është ndalur për kontroll në Kalpaki.
Policia ka gjetur në pjesën e bagazhit dy çanta udhëtimi ku ndodheshin 16 pako me kanabisin e papërpunuar, raporton Top Channel.