Kapen afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit

08 maj 2022 | 15:48

Janë kapur afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit.

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës atje kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra.

Bëhet e ditur se vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro.

Tutje, Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të festojë të hënën (9 maj) Ditën e…