9 maji, jo më fitore! Putini tani përballet me shumë disfata

08 maj 2022 | 15:36

Rusia do të festojë të hënën (9 maj) Ditën e Fitores, me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Vladimir Putin duket se po shpreson të përdorë festën vjetore, e cila përkujton Fitoren Sovjetike mbi Gjermaninë Naziste në 1945 për t’i paraqitur popullit rus një fitore të tijën në Ukrainë, por pushtimi nuk ka shkuar sipas planit. Paçka nga fjalimi që do të bëjë lideri rus nesër, lufta e tij nuk mund të quhet e fituar në asnjë aspekt.

Kremlini ka kaluar me shpejtësi nga Plani A në Planin C dhe edhe nëse rusët tani kanë sukses të pushtojnë të gjithë Donbasin dhe gjithë jugun, ata ende duhet t’i mbajnë ato territore për një të ardhme të pacaktuar përballë disa milionë ukrainas që nuk i duan ata atje.

Rusisë do t’i duhet të vazhdojë të luftojë në Ukrainë, ose kundër popullsisë, ose ushtrisë ukrainase, dhe me shumë mundësi të dyja njëkohësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke e vazhduar vizitën…