Kapen dhjetëra arka me birra të kontrabanduara nga Serbia

12 nëntor 2023 | 10:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se hyri ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë.

Fillimisht policia ka gjetur një automjet të braktisur, ndërsa i dyshuari i është shmangur policisë por më pas është kapur.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim: Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg”  (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e  Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në teren.

Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura  në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:

Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken”   (4) arka, “Tuborg”  (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi katër milionë euro janë dedikuar për investime kapitale nga…