Kapen mbi 17 mijë cigare elektronike të fshehura në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë

09 shkurt 2024 | 16:30

Oficerët doganorë kanë kapur sasi të konsiderueshme të cigareve elektronike me shije të ndryshme, të cilat po tentohej të kontrabandoheshin me një autobus të linjës së rregullt Gjermani – Kosovë.

Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganorë së bashku me oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku kanë gjetur sasi prej 17 290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10 000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ernest Muçi nga dita e sotme është lojtari i Beshiktashit,…