Kapen mbi 91 kilogramë kokainë në Maltë, destinacion kishte Shqipërinë

15 prill 2019 | 15:47

Tri kontenierë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro janë konfiskuar nga Departamenti i Doganave në Freeport të Maltës.

Dy prej këtyre kontenierëve, që vinin nga Amerika e Jugut, do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, ndërsa i treti, edhe ai me të njëjtën origjinë, do të shkonte në Selanik.

Operacioni ka qenë rrjedhojë e bashkëpunimit mes Departamentit të Doganave në Maltë, Policisë dhe Autoritetit Portual.

“Një njësi monitoruese e doganave kishte piketuar disa kontenierë për skanim, është thënë në informatën Doganave të Maltës të publikuar në “Facebook”, e pas verifikimit janë vënë re parregullsi në 3 prej tyre.

Kontrollet e mëtejshme kanë nxjerrë në pah sasinë e narkotikëve të fshehur në sistemin e ftohjes. Sasia e drogës së gjetur mbërrinte në total në 91.2 kilogramë. Prokuroria vendase ka nisur menjëherë hetimet, e ndihmuar edhe nga ekspertë të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno, ka deklaruar se Julian Assange…