Kapet 32-vjeçari, deshi të hyjë i maskuar si plak në SHBA

11 shtator 20:46

Një 32-vjeçar është arrestuar në një aeroport të Indisë, pasi pretendoi se ishte 81-vjeç, me qëllim që të futej në SHBA.

Jayesh Patel u ndalua ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Nju Jork në aeroportin ndërkombëtar ‘Indira Gandhi’ në Nju Delhi nga Forca Qendrore e Sigurisë Industriale.

I maskuar me syza, grim, një çallmë dhe një mjekër të lyer, ai tentoi të kalojë përmes kontrolleve fillestare të sigurisë dhe zyrtarëve të imigracionit, tha një zëdhënës i Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale për agjencinë e lajmeve IANS.

“Ai ishte duke planifikuar të shkonte në SHBA për të punuar. Por profili i tij ishte i tillë që nuk do të kishte marrë lehtësisht një vizë, “tha një oficer i lartë policie për mediat lokale.

“Me një emër të rremë – Amrik Singh, një adresë të rremë, ai arriti të merrte një pasaportë dhe vizë amerikane. Asnjëherë nuk kemi parë një rast të ngjashëm në aeroportin e Delhit”, shtoi ai.

Duke udhëtuar nëpër aeroport në një karrige me rrota, Patel ngjalli dyshimin në një kontroll të dytë të sigurisë kur ai nuk pranoi të ngrihej duke thënë se ishte shumë i moshuar. Ai thuhet se nuk pranoi të vinte kontakt me sy gjatë bisedës.

“Zëri i tij nuk përputhej me moshën e tij. Me gjithë flokët gri, lëkura e tij dukej  e re pasi nuk kishte rrudha në fytyrë,” tha një zëdhënës për media lokale.

Patel raportohet se punësoi një agjent që i rregulloi dokumentet të dukej si një 81-vjeçar. Ai pranoi të paguante agjentin sapo të kishte mbërritur në SHBA.

Forca e sigurisë njoftoi se ata e kishin arrestuar burrin për falsifikim dhe mbajtjen e pasaportave të dyfishta, përpara se ta dorëzonin te policia e Nju Delhit. /kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Gecaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës,…