Kapet me 33 doza kokaine, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

30 tetor 11:43

Karabinierët e Perugias arrestuan në flagrancë një 35-vjeçar shqiptar për trafik droge.

35-vjeçari ka qenë në një makinën e tij kur i është afruar policia dhe sapo ka vënë re makinën e karabinierëve ka tentuar të largohet.

Policia arriti ta ndalonte dhe gjatë kontrollit në mjet dhe në dhomën e rezidencës ku qëndronte prej disa javësh, i janë gjetur 33 doza kokaine, një shufër precize, një rrotull filmi ngjitës, disqe plastikë të prerë, të përdorur zakonisht për paketimin e dozave, të cilat i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e…