Kapiteni i Kosovës arrin marrëveshje me Napolin

20 dhjetor 2019 | 15:01

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani karrierën futbollistike do ta vazhdoj në Seria A, por ai do të largohet nga Verona për t’iu bashkuar Napolit.

Lajmi është konfirmuar nga “La Gazzetta dello Sport”. “Jo vetëm Sofian Amrabat, Napoli po mbyll gjithçka me Veronën edhe për blerjen e mbrojtësit Amir Rrahmani. Mbeten detajet e fundit për t’u përcaktuar për qendërmbrojtësin, por marrëveshja është arritur”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Tutje e përditshmja italiane ka shkruar edhe për çmimin që pritet ta paguajë Napoli për Rrahmanin. “Rrahmani vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe duket se Napoli do ta paguajë këtë shumë”, ka shkruar GDS. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion me Veronën në Serie A, ku në shumicën prej tyre ka qenë ndër më të dalluarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet…