Kapja e radhes: Kurti propozon të afërt të Vjosa Osmanit për Bordin e Komisionit për Minera dhe Minerale

23 shkurt 2024 | 19:51

Në fillim të vitit 2023, Kuvendi i Kosovës me propozim të partisë në pushtet kishte shkarkuar anëtarët e Bordit të Komisionit të Minierave dhe Mineraleve. Sot, Qeveria Kurti i ka propozuar Kuvendit emrat për anëtarë të bordit me pesë kandidatë. Disa nga ta janë të lidhur me ish-partinë e presidentes Vjosa Osmani.

Kaltërina Demiri, ndonëse me pozitë politike është njëra nga të propozuarat e Qeverisë për bord të KMM-së, postimet në rrjete sociale të saj konfirmojnë faktin se ajo është anëtare e Listës Guxo. Kjo nuk e ka penguar aspak Qeverinë që emrin e saj të dërgojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Bashkë më emrin e saj, Qeveria i dërgojë edhe katër persona të tjerë.

Në vendimin që e ka parë Demokracia.com, bëhet fjalë për Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaca, Avdi Mjeku e Hasan Preteni.

Hasan Preteni për disa vite në të kaluarën ka qenë drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në vitin 2017, ai ka qenë në një listë bashkë me Mimoza Kusari-Lilën, si kandidat për deputet nga Alternativa. Më 8 shkurt të këtij viti, ai ishte emëruar Këshilltar i Përgjithshëm – Sekretar i Korporatës Trepça SH.A.

Ai shpeshherë në deklarimet e tij publike e ka mbështetur presidenten Vjosa Osmani.

Në muajin e kaluar, drejtori i minierës së Trepçës, Bahri Karaça, është shkarkuar nga pozita e drejtorit. Ky shkarkim i inxhinierit Karaça duket se kishte ardhur pas skandalit me rrjedhjen e acidit sulfurik dhe lëndimin e 13 minatorëve. Karaça është propozuar tash për KMM.

Qeveria në arsyetimin e saj ka shkruar se ka pranuar nga komisioni përgjegjës 9 emra si propozime për emërime në 5 vende të parapara me legjislacionin në fuqi për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, por vetëm të lartpërmendurit janë propozuar për Kuvendin e Kosovës. /Demokracia.com/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane ka njoftuar se në SHBA…