Kaqusha Jashari thotë se Shpend Ahmeti mund të jetë kryetari i ri i PSD-së

09 maj 2018 | 15:36

Partia Socialdemokrate sot mban Kuvendin e saj zgjedhor.

Ish-kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari, ka thënë për “KTV”-në se në rend dite kanë zgjedhjen e strukturës së re.

“Unë nuk do të kandidoj për kryetare, askush nga struktura e vjetër nuk do të kandidojë”, ka thënë Jashari.

E pyetur se kush mund të jenë kandidatët për të udhëhequr PSD-në, ajo ka thënë se do të ketë vetëm një kandidat për kryetar të PSD-së, raporton “koha.net”.

“Nuk e di saktë, por ma merr mendja se do të jetë Shpend Ahmeti”, ka thënë Jashari.

Riformatizimi në PSD po ndodh pas prurjeve të reja në parti e që janë kryesisht të larguarit nga Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri  i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha,…