Karabaxhaku humbi nga Oostwouderi

22 qershor 2019 | 13:51

Pingpongisti Fatih Karabaxhaku pësoi humbje nga holandezi me përvojë Ewout Oostwouder, në raundin e parë të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.

Karabaxhaku u mund 4:0 në sete. 16-vjeçari me të ardhme të ndritur, përkundër dëshirës dhe përkushtimit nuk arriti të tregoj aftësitë e tij, në ndeshjen eliminuese.

Në garat individuale të pingpongut po marrin pjesë 48 pingpongistët më të mirë të Evropës, ndërsa Fatihi u ftua përmes vendeve të Univerzalitetit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë…