Karabinierët patrullojnë në Prizren

04 maj 2026 | 12:29

Policia ushtarake e karabinierëve e caktuar në njësinë e specializuar shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të sigurimit të një ambienti të sigurt.

Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi të KFOR-it, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në përputhje…