Kardiologjia Invazive gjatë 2021-s ka realizuar 2 mijë e 524 koronarografi

31 janar 2022 | 14:45

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime.

SHSKUK-ja gjatë vitit 2021 u kryen edhe 495 ekokardiografi dhe 19 Ekokardiografi Transezofageale (metodë që e studion zemrën, valvulet dhe pjesët tjera përbërëse të saj, përmes ultratingujve nga gypi i tretjes-ezofagu).

“Në bazë të të dhënave, të dala nga raporti vjetor i punës, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 864 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 576 konsultime”, ka njoftuar SHSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka pasur…