Kariusi e mbyll 2018-ën me një tjetër gafë të rëndë (video)

25 dhjetor 2018 | 15:24

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ardhja e vitit të ri, por duket se ka një njeri në botë, që mezi pret të largohet 2018-a dhe ky është portieri gjerman Loris Karius.

Pas gafave që i kushtuan trofeun e Ligës së Kampionëve Liverpoolit, portieri gjerman u huazua te Besiktasi në kampionatin turk, për t’u rikthyer në formën më të mirë. Por edhe këtu gabimet e ndoqën pas, sepse Karius u bë protagonist për keq në disa raste, ndërsa më e fundit ishte në ditën e djeshme, në sfidën Kasimpasa-Besiktas, që përfundoi 4-1 për vendasit.

Portieri gjerman pësoi një gol vërtetë të çuditshëm në atë që ishte ndeshja e fundit për vitin 2018 dhe natyrisht që për vitin e ardhshëm, duhet të urojë që të jenë mbaruar gafat, të cilat i janë qepur pas.

https://twitter.com/twitter/statuses/1076535668862578688

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka vlerësuar se…