KARTOLINË URIMI PETER HANDKES

15 dhjetor 2020 | 08:58

URAN KRASNIQI

 

KARTOLINË URIMI PETER HANDKES

 

Sot kur të është dorëzuar çmimi Nobel i Letërsisë

Më vjen të uroj

Duke të dërguar një kartolinë nga Kosova

Vetëm një dilemë kam

Çfarë panorame do të të pëlqejë më shumë

A e do një me biberonin e kuq nga gjaku i Valmir Deliajt të Abrisë

A e do një me fëmijët e vrarë të Berishëve të Suharekës

Apo të pëlqen një vetëm me lëndinën e kuqe nga gjaku në Reçak

Trego

Zgjidh e merr

Vendi im është i pasur me peizazhe të vdekjes nga miqtë e tu

 

Prishtinë, 10 dhjetor 2019

 

(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën ia uroi fitoren…