Kasaphana e Arben Vitisë!

04 shtator 2021 | 13:09

Shkruan: Kimete Berisha

Gastronomët të shkojnë të protestojnë për masat anti-COVID në oborret e shtëpive të shtatëzënave të vdekura, kurse Arben Vitia, të shkojë në t’pame dhe t’ua këqyr fëmijët jetima në drita të syve!

Arben Vitia është autori i tragjedisë që po
ndodh…tash le të vallëzon mbi varre!

Arben Vitia duhet të përgjigjet para Ligjit se pse e ka shpallur të mbyllur pandeminë, pse i ka mashtruar shqiptarët, pse i ka çuar në vdekje!
Pse i pëlqen tragjedia?
Pse nuk ndjehet përgjegjës?
Pse vdekja nuk i lë përshtypje?

P.S. Derisa shqiptarët vdesin, nuk kanë pare t’i blejnë ilaçet, mbesin pa
punë dhe nuk dinë kah t’ia mbajnë, Kryeministri merret me seminarin e gjuhës shqipe!

Veç një fjalë duhet ta mësojë Keyeministri nga seminari i gjuhës: Dorëheqje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave Covid-19 në QKUK dhe…