Kashmiri humb miliarda euro pas tërheqjes së statusit special

18 dhjetor 2019 | 14:42

Bllokimi i Kashmirit të udhëhequr nga India, i ka kushtuar kësaj zone me humbje të më shumë se 2.4 miliardë dollarëve, prej kur Qeveria i ka tërhequr këtij vendi statusin special, kanë thënë zyrtarët për tregti të këtij rajoni të Himalajeve, transmeton agjencia e lajmeve, “Reuters”.

“Në 120 ditët e fundit ne kemi parë sesi secili sektor është zbehur, ne jemi të shqetësuar që kjo krizë do të rritet më 2020”, ka thënë presidenti i Departamentit për Tregti dhe Industri, Ashiq Ahmed.

Në muajin gusht, Qeveria indiane ka tërhequr autonominë kushtetuese për Jammunë dhe Kashmirin, shtetin e vetëm me shumicë myslimane në Indi, me qëllim të integrimit të këtij territori me pjesën tjetër të Indisë.

Për Kashmirin kanë pretendime si India ashtu edhe Pakistani, të cilat kanë luftuar dy herë për këtë territor dhe tani udhëheqin vetëm një pjesë të tij.

Pjesa që drejtohet nga India është përfshirë nga dhuna e separatistëve nga vitet 1980.

Ndryshimi i papritur i statusit është përcjellë me masa të ashpra ushtarake, që kanë përfshirë bllokimin e kanaleve të komunikimit, kufizim të udhëtimit dhe pozicionim të mijëra trupave ushtarake.

Tërheqja e statusit special ka nxitur zemërim në këtë rajon pasi zyrtarët lokalë dhe administratorët tani punojnë nën kontrollin federal, andaj banorët frikësohen se kultura dhe identiteti i tyre demografik është në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lakersave është ndalur pas 14 fitoresh radhazi në…