Lakersat ndalen pas 14 fitoreve radhazi  

18 dhjetor 2019 | 14:38

Skuadra e Lakersave është ndalur pas 14 fitoresh radhazi në kampionat. Ekipi kalifornian është mposhtur me rezultat 105-102 nga Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Sabonis me 26 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Indianan, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e dyshes James-Howard.

Për Lakersat nuk u aktivizua Davis dhe kjo mungesë u ndje në parket. Fiton skuadra tjetër e Los Angelesit, ajo e Clippersave, që mundi me rezultat 120-99 Phoenixin, ndeshje e dominuar nga vendasit. George me 24 pikë si dhe Leonard e Lou Williams me nga 20 pikë ishin më të mirët për Clippers. Skuadra e Utah Jazz, falë 60 pikëve të dyshes Bogdanovic-Mitchell mundi me përmbysje 109-102 Orlando, duke korrur një tore të rëndësishme për “play-off”.

Skuadra e Charlotte mposhti 110-102 Sacramenton, ndeshje ku diferencën e bëri Malik Monk, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 23 pikë e 10 rebound. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Brooklyn, që mundi me rezultat 108-101 New Orleansin, me Dinwiddie që realizoi 31 pikë. Pa probleme triumfoi New York, që mundi 143-120 Atlantan, ndeshje ku u dallua Barrett me 27 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Sacramento  110-102
Indiana – Lakers               105-102
New York – Atlanta          143-120
New Orleans – Brooklyn 101-108
Utah Jazz – Orlando        109-102
Clippers – Phoenix            120-99

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata kanë qenë të lidhur romantikisht, pavarësisht se Nicole Scherzinger…