Kastrati: Duhet të punojmë së bashku për parandalimin e dukurive negative

06 nëntor 2023 | 13:42

Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, të hënën në Malishevë është mbajtur një takim me karakter vetëdijesimi, me nxënësit, e ku morën pjesë edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, ICITAP, Ministria e Punëve të Brendshme-Policia e Kosovës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB), Bashkësia Islame në Malishevë, shoqëria civile, përfaqësues të komunitetit RAE dhe të tjerë.

Në hapjen e takimit, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se dukuritë negative, përfshi edhe trafikimin me qenie njerëzore, duhet të luftohen në të gjitha mënyrat.

“Dukuritë negative të cilat dëmtojnë shoqërinë, duhet të luftohen nga të gjithë ne së bashku. Duhet të punojnë shumë dhe bashkërisht për një të ardhme të sigurt”, ka thënë kryetari Kastrati, në fjalën e hapjes së takimit.

Më pas, për qëllimin e kësaj fushate, për strategjinë nacionale kundër trafikimit me qenie njerëzore, për rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit me organet përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie, kanë folur zyrtarët përgjegjës të Policisë së Kosovës, të EVSB-ve dhe të Ambasadës së ShBA-së dhe më pas është zhvilluar edhe një diskutim i hapur me nxënësit dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dori Selimi është sozia e modeles së njohur, Bella Hadid,…