Kastrioti e fiton derbin në hendboll

14 nëntor 2018 | 23:07

Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë, por nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes me Kastriotin. Kështu skuadra ferizajase, Kastrioti e fitoi kryendeshjen e parë të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të mërkurën në palestrën në Gjilan, Kastrioti fitoi me tri gola dallim, 28:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 në të mirë të gjilanasve.

Ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët nuk ia dolën të shkëputën deri në minutën e 50-të. Në minutën e46-të rezultati u barazua në 21:21 e më pas Kastrioti shënoi tri gola për epërsinë 24:21 në minutën e 50-të. Por vendasit nuk u ndalën dhe ngushtuan rezultatin në 25:24 në minutën e 55-të. Më pas lotarët e Kastriotit shënuan dy herët për 27:24, vendasit ngushtuan epërsinë në 27:25 dhe fare në fund mysafirët realizuan për rezultatin përfundimtar, 28:25.

Kështu Kastrioti është kthyer te fitorja pas disfatës që pësoi në Pejë të shtunën. Kastrioti tani i ka 14 pikë. Për Dritën ishte disfata e dytë pas asaj nga Besa, ndërsa mbetet me 12 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe takimi në mes të Trepçës dhe Zhegrës. Zhegrasit fituan në Mitrovicë me rezultat 37:31. Për Zhegrën ishte fitorja e dytë rresht, pas asaj ndaj Samadrexhës. Trepça pësoi humbjen e pestë.

Tri ndeshjet tjera të javës së tetë janë të enjten. Në kryeqytet prej orës 19:00 luhet kryendeshja tjetër në mes të Prishtinës e Besa Famgas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka shënuar fitoren e…