Katër lojtarë do të largohen nga Unitedi  

29 maj 2019 | 15:05

Sezoni ka përfunduar për Manchester United, kurse vlerësohet si nga më të dobëtit në vitet e fundit. As një kupë e fituar dhe paraqitje të turpshme, kanë bërë stafin drejtues të ndërmarrë masa. Trajneri Solskjaer është njeriu me “dorën e hekurt” dhe vendos ai për lojtarët, që do të mbajë dhe do të largojë gjatë kësaj vere.

Sipas “Manchester United Evening News”, flitet se do të jenë katër lojtarë të tjerë, që do të largohen, pas Antonio Valencias dhe Ander Herrerës.

Bëhet fjalë për Mateo Darmian, Alexis Sanchez, Romelu Lukaku dhe Marcos Rojo, futbollistët të cilët do të shiten nga klubi anglez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ri i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës…