Katër persona në Pejë grabisin punëtorin e postës së shpejtë

18 janar 2023 | 11:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 20:00 në Pejë, katër persona të maskuar e kanë grabitur një punëtor të postes së shpejtë, ku të njëjtin i janë marrë të holla pronë se postës, por edhe të holla personale.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke bërë transportin e postës së shpejtë me veturën e postës me targa vendore nga skaji i rrugës i kishin dalë para katër persona të maskuar të cilët e kishin nxjerrë nga vetura dhe ia kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash pronë e postës dhe disa tjera të holla personale”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se punëtori ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, sot në…