Katër persona vjedhin një bankomat në Prizren

29 mars 2018 | 10:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona në rrugën “William Walker” në Prizren kanë vjedhur bankomatin e një banke.

“Ankuesi mashkull k/shqiptar ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, Malala…