Komuna e Prishtinës vendos ndriçim “smart” te “Stacioni i Autobusëve”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar vendosjen e ndriçimit “smart” në hapësirën e “Stacionit të Autobusëve”, me qëllim rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit për qytetarët.
Në njoftimin e publikuar, Komuna thekson se ndriçimi i ri e bën këtë zonë “më të sigurt, më funksionale dhe më të këndshme” për përdoruesit.
“‘Stacioni i Autobusëve’ tashmë është në dritë! Sapo kemi vendosur ndriçimin smart, duke e bërë këtë hapësirë më të sigurt, më funksionale dhe më të këndshme për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet përfshijnë edhe më shumë gjelbërim, ndriçim modern e efikas, si dhe masa që synojnë më shumë siguri dhe pastërti.
“Investimet për përmirësimin e hapësirave publike nuk do të ndalen. Prishtina po transformohet çdo ditë”, thuhet më tej në njoftim.



