Nderohet kujtimi i heroit Skënder Rexhepi – komandant Hekuri

03 qershor 2026 | 14:14

Në ditëlindjen e 61-të të heroit të Kombit, Skënder Rexhepi – komandant Hekuri, u vizitua shtëpia-muze e tij në fshatin Mrasor, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se me trimërinë, përkushtimin dhe qëndresën e tij deri në frymën e fundit, komandant Hekuri mbetet simbol i luftës çlirimtare dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. “Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Skënder Rexhepi – komandant Hekuri!”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besart Brahimi shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën  e sh.m.l.t…