Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për 24 orë

12 prill 2021 | 08:55

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje, e që janë raportuar në Polici.

Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Prishtinë, Skenderaj dhe Prizren.

Obiliq 11.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.04.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.04.2021 – 11:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 mijë kosovarë shkuan në vikend në Shqipëri, paralajmërohet…