Katër raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje familjare, intervenon policia

23 korrik 2023 | 09:06

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndara për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare brenda 24 orëve..

Sipas policisë, në vendet e ngjarjeve janë konfiskuar armë zjarri, fishekë, gëzhoja e karikatorë.

“Fsh. Ternavc, Skenderaj 22.07.2023 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

“Fsh. Novolan, Vushtrri 22.07.2023 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me pistoletë me gaz. Pistoleta me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Mramor, Prishtinë, 22.07.2023-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri me dy karikatorë dhe 25 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”

“Fsh. Bradash, Podujevë (NN) 22.07.2023 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën Ballkani do të ndeshet me ekipin Larne në…