Katër skenarët e profesorit britanik për ‘zgjidhjen’ e situatës në veri

27 dhjetor 2022 | 14:31

Profesori britanik, Timothy Less, i cili është edhe bashkëpunëtor në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, ka thënë se janë katër skenarë për të zgjidhur krizën aktuale në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Skenari i parë sipas tij është që Kosova të heq dorë dhe të pajtohet me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan “Vesti-online”.

Megjithatë, ai ka thënë se diçka e tillë duke relativisht e pamundur marrë parasysh kundërshtimin e Kosovës si dhe siç ka thënë Less “mungesën e ndikimit dhe vullnetit të Perëndimit për të ndryshuar politikën e Kosovës”.

Një mundësi tjetër, siç ka thënë profesori britanik është që Serbia të tërhiqet dhe t’i largojë barrikadat pa u përmbushur kërkesa për krijimin e asociacionit, si rezultat i ndonjë kompromisi që negociohet nga  jashtë.

Si skenar të tretë, Less ka parashikuar që gjërat mund të mbesin siç janë, me veriun e bllokuar dhe Perëndimin që në vazhdimësi bënë thirrje për Kosovën që të mos ndërhyjë në atë pjesë. Sipas tij kjo do të çonte në ndarjen e Kosovës “de facto”.

“Megjithatë, siç thashë, mendoj se Serbia është e lodhur nga kompromise të tilla që mund t’i japin Serbisë një fitore afatshkurtër, por me sa duket i mundësojnë Kosovës të fitojë në një betejë më të gjatë. Një skenar më i mundshëm është se gjërat do të mbeten ashtu siç janë tani, me Serbinë që bllokon veriun, dhe Perëndimi i bën thirrje Kosovës që të mos hakmerret me forcë, gjë që do të çojë në ndarjen de facto të Kosovës”, ka thënë Less.

Në fund, Less ka dhënë edhe një skenar të katërt e që sipas tij mund të jetë një përpjekje e Kosovës për heqje me forcë të barrikadave “me koston e mundshme të jetës së serbëve”.

Ai ka thënë se nëse ndodh diçka e tillë “Serbia do të përgjigjet duke vendosur ushtrinë dhe se veriu do të bëhet një zonë e gjallë konflikti që do të prekë pjesën tjetër të Ballkanit”.  Këtu Less ka përmendur Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari  Milaim Zeka, ka thënë në një intervistë…