Katër skuadra e kërkojnë Iscon

03 dhjetor 2018 | 10:49

Tre gjigantët evropianë janë të interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Isco. Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Chelsea, siç raportojnë mediet spanjolle, janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e spanjollit te “mbretërit”.

Isco është duke kaluar ditë të vështirë te “Los Blancos”, pasi ai ende nuk ka qenë titullar në skuadrën e Santiago Solarit. Reprezentuesi spanjoll tashmë ka shprehur pakënaqësitë e tij te kampionët e Evropës dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Madridit.

“Tottenham Hotspuri, Manchester City dhe Chelsea janë duke shikuar situatën e Iscos, i cili është i pakënaqur me Real Madridin”, shkruajnë mediet iberike. Ndryshe, Isco është duke u monitoruar edhe nga rivalja e përbetuar e Real Madridit, Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Mel B vazhdon promovimin e librit të vet “Brutally…