Katër të arrestuar në Fushë Kosovë, konfiskohen mbi 3 kg drogë

08 nëntor 2022 | 11:44

Dje janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre iu janë gjetur sasi e substancave narkotike.

Në raportin e Policisë thuhet se janë konfiskuar 3.64 kg substancë narkotike e llojit heroinë, 102 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një tabletë ekstazi, një peshore dhe dy grinder.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një veturë dhe katër telefona”, thuhet në raportin e policisë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu së fundmi ka qenë i…