Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë (foto)

15 maj 2021 | 18:55

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Aksidenti mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkimi Evropian është duke pritur propozime të Kosovës për ta…