Katër të vdekur dhe 641 raste të reja me Covid në Shqipëri

15 janar 2021 | 17:52

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 641 raste të reja.

“Janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, sipas kësaj ministrie janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39 625 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të…