Katërfishohet importi i mjeteve piroteknike në Kosovë

29 dhjetor 2023 | 23:24

Përgatitjet për Vitin e Ri kanë filluar.
Qytetarë të shumët i kanë mësyrë marketeve për furnizim me ushqim e pije.
Por, jo vetëm këto, ata po blejnë edhe fishekzjarrë e mjete piroteknike.
E gjatë këtij viti në Kosovë u importuan shumë të tilla.
Në bazë të te dhënave që Tëvë 1, ka siguruar, rreth 171 mijë kilogramë mjete piroteknike hynë në Kosovë nga janari e deri në dhjetor.
Krahasuar më vitin 2021, këtë vit është katërfishuar sasie e këtyre mjeteve.
E nga mënyra e gabuar e përdorimit, një numër i madh i qytetarëve pësuan në vitin që po lëmë pas.
Për këtë drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka një apel për qytetarët.
Madje në natën e Vitit të Ri, për shkak të fishekzjarrëve, shkaktohen edhe zjarre me përmasa shkatërruese.
E qytetarët kërkojnë që këto mjete të mos futen fare në Kosovë.
Disa komuna në Kosovë kanë ndaluar se fundmi përdorimin dhe shtijën e mjeteve piroteknike në vendet publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Bedi Hamza, ka njoftuar se shumë shpejt…