Kavajë: Dyshohen se e rrahën dhe e goditën me veturë që ta vrisnin, njëri nga vëllezërit arrestohet, tjetri arratiset
Policia shqiptare ka arrestuar një 30-vjeçar në Kavajë, nën dyshimin se bashkë me vëllain e tij pasi e rrahën një 25-vjeçar e kanë goditur me veturë me qëllim që ta vrisnin.
Vetura ishte e viktimës, ndërsa 26-vjeçari e ka braktisur atë menjëherë pas konfliktit.
Prangat iu vunë edhe viktimës, pasi rezultoi se ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2, kanë shkuar menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës”.
“Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas”.
“Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L.”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, tha policia shqiptare.