KB Prishtina kërkon vendin e parë në grup

19 nëntor 2018 | 16:51

KB Prishtina nuk mjaftohet me kualifikimin historik, kërkon edhe vendin e parë në grup.

Klubi më i trofeshëm shqiptar në basketboll, Z Mobile Prishtina të mërkurën do të luajë ndeshjen e radhës në grupin E, në FIBA Europe Cup.

Z Mobile Prishtina tashmë e kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë kompeticion, ka shtuar ambiciet e saj pasi që në ndeshjen direkte kundër Bakken Bears do ta kërkoj edhe vendin e parë në grupin E. Të mërkurën nga ora 20:00 në këtë super përballje pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë dhe pritet që ndeshjen ta ndjekin afro 3,000 tifozë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, kryeministri i Kosovës,…