KB Prishtina shkarkon trajnerin Vuliq

11 mars 2024 | 11:43

Humbja nga Golden Eagle Ylli ka bërë që drejtuesit e Sigal Prishtinës të shkarkojnë trajnerin Jaksa Vuliq.

“Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, thuhet në postimin e klubit kryeqytetas në faqen e tyre në “Facebook”.

Trajneri kroat erdhi në krye të Prishtinës gjatë muajit janar dhe gjatë kësaj periudhe nuk i përmbushi pritshmërit. Arsyeja e largimit të tij ka të bëjë me rezultatet negative, në tri sfidat e fundit, kanë marr tri humbje. Pas 24 xhirove, Sigal Prishtina është e katërta në tabelë me 14 fitore e 10 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa nxënës të klasave 1-9, janë duke e kaluar vitin…