KB Trepça kërkon rikthimin e Drilon Hajrizit

28 gusht 2019 | 16:10

KB Trepça ka filluar riorganizimin për edicionin e ri basketbollistik 2019/2020. Skuadra nga Mitrovica ditë më parë ka njoftuar se është në bisedime me disa biznese, kurse sot bërë me dije se po kërkon përkrahje për rikthimin e basketbollistit të njohur Drilon Hajrizi.

“KB Trepça po bënë angazhim maksimal që të rikthej në klub Drilon Hajrizin dhe Musab Malan. Kërkojmë përkrahjen edhe të bizneseve që të kthejmë klubin aty ku e ka vendin”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

Drilon Hajrizi me skuadrën e Trepçës e kishte fituar titullin e kampionit, kurse më pas ka bërë karrierë të suksesshme edhe në KB Peja, KB Prishtina, KB Bashkimi por edhe në Kinë.

 /Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë nënshkruar të mërkurën…