KB Vëllaznimi arrin marrëveshje me trajnerin Franko Sterle

23 gusht 2021 | 16:30

KB Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Franko Sterle. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi na faqen zyrtare në “Facebook”.

“Trajneri Sterle ka qenë për shume vite zëvendëstrajner në BC Zadar, ekip me shumë traditë që garon në Superligën e Kroacisë. Së fundi ishte edhe trajner i KB Bashkimit. Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do  të vazhdoj me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar vrasjen e vajzës…