KBF Bashkimi në Ligën Unike

15 shtator 2021 | 12:50

Klubi i Basketbollit, Bashkimi në konkurrencën e femrave ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Skuadra prizrenase bëhet e dyta që konfirmon pjesëmarrjen, pas Penzës nga Peja, ndërsa zyrtarët e Ligës Unike janë në bisedime edhe me klubin e Prishtinës.

Vashat prizrenase edicionin e kaluar e fituan Kupën e Kosovës, ndërsa ishin edhe në finale të “play-off”-it, duke pësuar nga Penza në serinë finale 3:2.

Liga Unike në edicionin e ri do të fillojë edhe me Ligën e Femrave, ku do të marrin pjesë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria. Liga e Femrave do të fillojë më 20/21 Tetor, me dhjetë xhiro të rregullta e më pas faza e “play-off”-it.

Para fillimit të Ligës Unike do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është përjashtuar…