KDI-ja: Zgjedhjet lokale pasivizuan Kuvendin, agjenda u përmbush vetëm 5 për qind

29 dhjetor 2017 | 13:31

Zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë muajit tetor dhe nëntor kanë ndikuar direkt në punën e Kuvendit. Kështu është thënë në një analizë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Sipas KDI-së e cila monitoron Kuvendin, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një intensitet shumë më i ulët i punës në Kuvend. “Përgjatë sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës, janë realizuar gjithsej 65 pyetje parlamentare, 41 prej të cilave kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar. Grupi parlamentar më aktiv me pyetje parlamentare është ai i Vetëvendosjes me 35 pyetje, i pasuar nga LDK-ja me 21, PDK-ja me 5, AAK-ja me 2 si dhe Nisma e Lista Serbe me nga 1 pyetje parlamentare”.

Kuvendi gjatë sesionit vjeshtor ka mbajtur 9 seanca plenare, 3 seanca të jashtëzakonshme dhe 1 seancë solemne. Kurse, sa i përket mbledhjeve të Komisioneve parlamentare, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 103 mbledhje. Legjislatura e gjashtë në sesionin vjeshtor të këtij viti ka miratuar vetëm 5 ligje, tri prej të cilëve janë marrëveshje financiare dhe dy të tjerë që ndërlidhen me buxhetin. Në tërësi, agjenda legjislative e planifikuar për vitin 2017 është përmbushur vetëm 5 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…