“Ke vendosur prapanicë plastike?” Sara habitet me pyetjen e ndjekëses: Ça thua mi motër?

13 tetor 2023 | 14:35

Sara Hoxha, e cila është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, shkëlqeu kur kaloi në tapetin e kuq gjatë premierës së madhe

Filmi “Në kuadër të dashurisë” tashmë po mbush kinematë me njerëzit që janë shumë të interesuar për t’a parë. Më datë 9 tetor u mbajt premiera e madhe e filmit, ku personazhet e tij dhe jo vetëm, parakaluan në tapetin e kuq të vendosur në Pallatin e Kongreseve.

Sara Hoxha, e cila është pjesë e kastit të filmit, shkëlqeu kur kaloi në tapetin e kuq. Ajo u shfaq mjaft elegante me një fustan të gjatë. Ndërkohë në dorë mbante një çantë shumë të vogël. Nga ana tjetër, flokët kishte vendosur që t’i mbante të lidhura si dhe kishte bërë një makijazh natyral.

Pamja e saj është pëlqyer shumë, e gjithashtu edhe komentuar. Madje dikush ka vendosur që t’i bëjë një pyetje në inbox, pasi ishte e interesuar në lidhje me një detaj.

Fansja e ka pyetur nëse ka patur ‘prapanicë plastike’ dhe ‘ku e ka blerë’, pasi ajo kishte nevojë për një gjë të tillë.

“Përshëndetje. Thashë t’pyes a ke vendosur prapanicë plastike a më duket dy shenja si të rrumbullakët, veç thashë të pyes ku i ke ble, kam nevojë edhe unë”, i shkruan ndjekësja.

Ndërkohë Sara zbulon se nuk ka pasur një gjë të tillë, por vlerëson sinqeritetin e fanses.

“Domethënë e vlerësoj shumë këtë sinqeritet edhe pse me adresë false, por ça thua mi motër?”, shkruan Sara bashkëngjitur me foton ku tregon mesazhin e ndjekëses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurosh…