KEDS: Gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit, stabile

17 tetor 2021 | 14:13

Mungesa e energjisë elektrike në disa qendra të votimit u raportua nga shtabet e dy partive Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

KEDS nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qendrat e votimit që mund të ndikonte në procesin zgjedhor.

“Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor.  KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje. Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.  Ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja”, ka njoftuar KEDS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Zajaz të Kërçovës, ka votuar kryetari i BDI-së…