KEDS-i bëri gati 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës gjatë vitit 2023

17 janar 2024 | 15:33

Luftimi i keqpërdorimit të energjisë elektrike nga KEDS-i vazhdon të mbetet prioritet i rëndësishëm me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet.

Sipas KEDS-it, vjedhja e energjisë elektrike nga konsumatorë të papërgjegjshëm, nuk është vetëm një akt i shëmtuar moral, por po afekton edhe ngarkesë të madhe në rrjetin elektroenergjetik. Mbi të gjitha, mbart rreziqe të mëdha për vetë keqpërdoruesin.

“Pajisje moderne teknologjike anti-vjedhje, të përcjella me një përkushtim të madh të ekipeve të kontrollit të KEDS-it janë aplikuar dhe po vazhdojnë të aplikohen me të madhe kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike. Përgjatë tërë vitit 2023, në tërë Kosovën, në baza ditore janë angazhuar rreth njëqind punëtorë, të cilët kanë kryer mesatarisht 400 kontrolle në ditë. Për periudhën janar-dhjetor 2023 janë bërë gati 100 mijë kontrolle”.

“Përmes fushatës së vazhdueshme, ‘Rryma t’kushton ma lirë’, KEDS-i ka informuar të gjithë konsumatorët për pasojat që mund t’i ketë kushdo që mëton të keqpërdorë energjinë elektrike.

Kjo nënkupton se konsumimi legal i rrymës kushton më lirë sesa ndëshkimet që pasojnë kur dikush kapet duke e keqpërdor atë. Rryma t’kushton më lirë sesa: Rikthimi i Humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë-që llogaritet deri në gjashtë muaj për konsumatorët shtëpiakë dhe deri në dymbëdhjetë muaj për konsumatorët; kallëzimi penal në gjykatë, meqë keqpërdorimi i rrymës hyn në kuadër të “vjedhjes së shërbimeve”, e cila sipas nenit 314 të Kodit Penal është e dënueshme deri në tri vjet burg.

“KEDS-i mbetet i përkushtuar që përgjatë këtij viti të bëjë intensifikimin e kontrolleve për keqpërdorime të energjisë elektrike, me qëllim të identifikimit të keqpërdoruesve të saj dhe minimizimit të humbjeve në rrjet. U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve tanë që ta konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë të ligjshme, sepse kjo është mënyra e vetme dhe e drejtë kur asnjëri nuk ballafaqohet me pasojat që mund t’ua sjellë kur kapen duke e vjedhur atë. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë qytetarët që raportuan raste të shumta të dyshimta të keqpërdorimit të energjisë elektrike përmes kanaleve tona të komunikimit dhe i ftojmë sërish të jenë bashkëpunues. Sepse, vetëm kështu mund të kontribuojmë për një shoqëri të ndërgjegjshme”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së rëndë në finale të Superkupës së Spanjës…