KEDS-i do të vazhdojë me investime

10 shkurt 2020 | 17:48

Drejtori për Investime në KEDS, Hasan Oz priti në takim Drejtorin e Urbanizmit, Kadastrës dhe Pronës nga Komuna e Obiliqit, Arben Berisha, i cili ishte shoqëruar nga zyrtarë komunal dhe arkitekt nga kompania konsulentë për përpilimin e planit zhvillimor prezantuan planin zhvillimor të Komunës së Obiliqit. Në kuadër të prezantimit, theks i veçantë iu kushtua perspektivës së investimeve dhe ndarjes së zonave në kategori.

Drejtori për Investime nga KEDS, Oz, ka deklaruar se KEDS-i,  është i hapur për bashkëpunim me nivele komunale për të mundësuar investime zhvillimore. Ai mirëpriti iniciativën e Komunës së Obiliqit për të harmonizuar planet zhvillimore të tyre me ato të KEDS, të cilat padyshim se do të përmirësojnë furnizimin me energji kualitative për të gjithë konsumatorët. “Ne si KEDS qëndrojmë në dispozicionin tuaj për të shtyre tutje planet zhvillimore të përbashkëta të cilat do të përmirësonin furnizimin me energji kualitative elektrike për Obiliqin”,u shpreh Hasan Oz.

Kurse, drejtori i Urbanizmit, Kadastrës dhe Pronës nga Komuna e Obiliqit, Arben Berisha, ka thënë se “Komuna e Obiliqit gjithashtu është e gatshme për bashkëpunim drejt projekteve investive. Investimi në nënstacionin e Mazgitit është prioritet dhe i rëndësisë së veçantë për Komunën e Obiliqit. “Gjithashtu, rrjeti elektrik me infrastrukturë nëntokësore është një nga qëllimet tona afat-gjate, investim ky që do të mundësonte zhvillimin e Komunës së Obiliqit pasin që tashmë qyteti ka filluar të ndërtohet”, u shpreh Berisha.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka bërë me dije se pesë ushtarë të saj…