KEDS-i i zë 156 persona duke vjedhur energjinë elektrike

07 nëntor 2022 | 14:16

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEDS-i.

Sipas KEDS-it, keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike dënohet me ligjet e Kosovës. Raportojeni keqpërdorimin përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00. Përmes email-it, rrjeteve sociale ose në zyrat tona. Raportimi juaj do të mbetet konfidencial. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e dytë radhazi, e shtata sezonale për skuadrën e…