KEDS-i investon fuqishëm në fshatrat e Suharekës

27 gusht 2018 | 14:42

Fshatrat Gjinoc, Leshan, Sallagrazhdë dhe Mushtisht të Suharekës, janë përfitues nga largpërçuesi 10 kV që ka ndërtuar KEDS-i, ndërsa nga rrejti 0.4 kV kanë përfituar 61 familje të fshatit Leshan.

KEDS-i ka investuar në rrjetin e ri të tensionit të lartë dhe atij të ulët në tri fshatra të Suharekës.

“Në kuadër të projektit është instaluar një stabiliment shpërndarës krejtësisht i ri dhe mjaft i nevojshëm për banorët dhe bizneset, ka përmirësuar dukshëm rrjetin energjetik dhe kapacitetin bartës. Por ajo që më së që shumti vlen të theksohet, është rritja e sigurisë për banorët”, është bërë me dije në njoftimin e KEDS-it.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti në të ardhmen parashihet të ndahen linjat, të bëhen të veçanta për amvisërinë dhe për bizneset, që do t’ua lehtësojë shumë punën.

Shtyllat e vjetra që kanë qenë të vendosura nëpër oborre dhe nëpër arra, tani kanë kaluar skaj rrugës, që mundëson stabilitet energjetik dhe siguri për të gjithë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pas deklaratave…