Kusari-Lila kërkon që Kuvendi të mblidhet me urgjencë

27 gusht 2018 | 14:40

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi në Austri për çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë, Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se deputetët duhet t’i japin drejtimin e duhur Kosovës, por pa Thaçin.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, i vetëmandatuar për të udhëhequr negociatat me Serbinë, i përkushtuar të manipulojë dhe të krijojë konfuzitet si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, në Alpbach kërkoi mbështetje nga BE-së dhe ShBA-së për “pajtimin shqiptaro-serb”, ndërsa ende nuk ka ardhur në Kuvendin e Kosovës të kërkoj autorizim për planin më të rrezikshëm që nga viti 1999 të cilin e promovon pa ndalë, “korrigjimin” e kufijve me Serbinë.

Presidenti i Kosovës pa mandat nga organi më i lartë i vendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me qasjen e tanishme i barazon krimet e Serbisë në Kosovë me viktimat e Kosovës, duke përdorë gjuhën e cila neutralizon çfarëdo dallimi midis dy shteteve, në referencë të procesit të dialogut.

Duke e marrë parasysh rrezikun e lartë që këto veprime dhe deklarata të presidentit të vendit i sjellin Kosovës dhe popullit të saj, në kundërshti me aktin më të lartë të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftojmë të gjitha partitë parlamentare që me urgjencë të mblidhemi në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japim drejtimin e duhur shtetit tonë, natyrisht pa presidentin e Republikës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…