
KEDS-i nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës (video)
09 dhjetor
16:34
Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vënë në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji.
Aplikacioni i zhvilluar nga Shqipdon Mehmeti nga KEDS, po ua lehtëson edhe më tepër punën e teknikëve tanë gjatë operimit.
Për të kuptuar më shumë se si po shkon procesi në të gjitha distriktet e Kosovës, dëgjojeni deklaratën e drejtorit të Operimeve në KEDS, Milazim Avdiu, ndërkaq që menaxheri për lexim dhe faturim, Flamur Kurtaj, sqaroi edhe më tepër se si po shkon puna në terren.